Gjashtë efektivë të policisë janë dëmtuar në protestën e dhunshme të PD, si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit.
Të dëmtuarit, përkatësisht efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë Rrugore, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në QSUT.
Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Protesta e PD nisi e dhunshme, teksa pati molotovë dhe fishekzjarre, fillimisht drejt Kryeministrisë, e më pas drejt godinave të tjera qeveritare.
Një reagim ka pasur nga Kreu i grupit parlamentar të PS, për protestën.
Ndërsa ka publikuar në rrjetet e tij sociale, foton e një makine policie në flakë, Taulant Balla shkruan se deputetët që paguhen me taksat e qytetarëve do duhet të paguajmë dëmin nga pagat e tyre.
Protesta zhvillohet në një ditë feste për komunitetin bektashi, atë të Sulltan Norvuzit. Megjithatë, simbolika e zgjedhur nga demokratët, është ajo e 22 marsit të vitit 1992 që shënon fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste pas rënies së komunizmit në Shqipëri./abcnews.al


