Teksa zhvillohet protesta e PD, policia ka marrë masa dhe ka bllokuar qarkullimi në zonën e ish-Bllokut, pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Një numër efektivësh është vendosur në zonë, pasi mund të ketë sërish hedhje të molotovëve nga militantët e Sali Berishës, sikurse në protesën e kaluar.
Mësohet se në vilë ka njerëz brenda, pasi është duke u zhvilluar një aktivitet./abcnews.al


