Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

  • JO 55%
  • PO 45%
Loading ... Loading ...
 

“Vendi është plotësisht i aftë të mbrojë territorin”, Britania: Nuk ka prova që Irani mund të godasë Londrën

schedule17:33 - 22 Mars, 2026

schedule 17:33 - 22 Mars, 2026

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se Irani nuk është në gjendje të sulmojë Londrën apo që synon territorin britanik, deklaroi ministri Steve Reed, duke kundërshtuar pretendimet e Izraelit për kapacitete raketore me rreze të gjatë të Teheranit.

Reed theksoi se nuk ekziston “asnjë vlerësim specifik” që Irani mund të godasë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa shtoi se vendi është plotësisht i aftë të mbrojë territorin dhe interesat e tij, brenda dhe jashtë vendit. Ai gjithashtu nënvizoi se Britania nuk do të përfshihet në konflikt.

Deklaratat e tij vijnë pasi Forcat Izraelite pretenduan se Irani ka zhvilluar ose synon të zhvillojë raketa me rreze deri në 4,000 kilometra, të afta për të arritur qytete evropiane si Londra, Parisi dhe Berlini. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Irani përbën një kërcënim global me kapacitet për të goditur thellë në Evropë.



Ndërkohë, sipas vlerësimeve të njohura publikisht, raketat me rrezen më të gjatë të Iranit arrijnë rreth 2,000 kilometra, një distancë që nuk mjafton për të goditur Mbretërinë e Bashkuar. Vetë autoritetet iraniane kanë deklaruar se e kanë kufizuar qëllimisht këtë rreze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!