Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Milan tremb, por fiton/ Kuqezinjtë, ëndrra për titullin kampion në Itali është gjallë

schedule13:43 - 22 Mars, 2026

schedule 13:43 - 22 Mars, 2026

Nuk kënaq kurrë plotësisht, por rëndësi patën tri pikët.

Milani arriti një fitore të rëndësishme në Serinë A, dhe mbajti gjallë ëndrrën për titull, me shifrat 3-2 ndaj Torinos, por pas një ndeshjeje tepër të vështirë në “San Siro”.

Edhe pse skuadra e trajnerit Masimiliano Alegri, dhe e drejtorit sportiv Igli Tare, në fund ishte triumfatore, ajo që u pa në fushë ishte shqetësuese.



Torinezët, me mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli titullar e në terren deri në fund, I trembën shumë vendasit dhe mbi 70 000 tifozët në stadiumin mitik të Lombardisë.

Fillimisht, mbrojtësi I Serbisë, Pavlovic, kaloi kuqezinjtë në epërsi, por pikërisht në fund të pjesës së parë barazoi Simeone për ekipin “granata”.

Pas pushimit, Adrien Rabio shënoi të dytin për Milanin, dhe mesfushori francez ishte ndër më të mirët.

Pa kaluar dy minuta u duk se Fofana mbylli gjithçka me golin e tretë veçse Torino reagoi fort.

Kroati Vlashiç shkurtoi shifrat me penallti 7 minuta para fundit, dhe piemontezët bënë më shumë gjuajtje, 17 ndaj 13, ndërsa në kuadrat ishin barabar, 7 me 7.

“Djalli ekziston, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Milani kthehet në vend të dytë, por çfarë Torinoje! Kuqezinjtë 5 pikë larg kreut, spektakël me Rabio e Vlashiç!”

“Hija e “djallit”, – titullon e përditshmja tjetër “Il Korriere delo Sport”, – Alegri nuk dorëzohet, tani në -5! Milani bën presion! Përkul Torinon 3-2!”

Kuqezinjtë kanë tani 63 pikë ndaj 62 të Napolit që mbeti prapa, ndërsa Interi kryeson me 68 dhe do të luajë sonte në fushën e Fiorentinës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!