Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

PS ndryshon drejtuesit politikë/ Gazetari: Strategji pozitive e Ramës për zgjedhjet 2027! Me Berishën, opozita bën hapa pas

schedule23:46 - 21 Mars, 2026

schedule 23:46 - 21 Mars, 2026

TIRANË– Ndërsa ndez motorët për zgjedhjet vendore të 2027, PS ndryshon drejtuesit politikë në 6 qarqe. Në Tiranë, ku kërkon më shumë se 19 mandate, Rama largon Spiropalin dhe cakton në krye të qarkut Mastirliun dhe Ballën.

Drejtues të rinj socialistë edhe në Shkodër, Lezhë dhe Kukës, ku nuk është arritur fitore, si dhe në Durrës e Dibër, ku kërkon thellim rezultati. Belinda Balluku mbetet në krye të Fierit, qarkut që i dha fitoren socialistëve në 2025 me 13 mandate.

Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se lëvizjet e krerëve politikë në qarqet e vendit është një strategji pozitive e kryeministrit Edi Rama.



Ai theksoi se ndërsa Partia Socialiste konsolidohet dhe bëhet gati për betejën elektorale të 2027, Partia Demokratike dhe Sali Berisha merret me problemet e brendshme, qasje kjo që sipas tij nuk e çon askund.

Më tej gazetari u shpreh se opozita shqiptare nën drejtimin e Sali Berishës ka bërë hapa pas.

“Kemi dy momente, që janë krejt të kundërta me njëra tjetrën. Kemi dy lëvizje, që bëhen në kahe të kundërta. Nëse mazhoranca, qeveria, ose le të themi të majtët janë duke konsoliduar më tej pushtetin e tyre në Shqipëri dhe në përmirësimin e kësaj bënë dhe ndryshimet e drejtuesve politikë në qarqe.

Kemi të bëjmë me një parti, e cila në këto vite është konsoliduar gjithmonë e më tepër. Ndryshimet e krerëve në qarqe, është pozitive nga kryeministri, ndërkohë opozita shqiptare ka mbetur në dorë të Sali Berishës bën hapa mbrapa.

Jo vetëm që nuk përgatitet për zgjedhje,  por tani bën luftën e brendshme për kryetarin e partisë. Ai e ka uzurpuar PD që nga viti 1991”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!