Ukraina lëshoi 283 dronë kundër Rusisë gjatë natës, një nga numrat më të lartë që nga fillimi i luftës, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. Rreth 90 nga mjetet ajrore pa pilot kishin në shënjestër rajonin e Rostovit, në kufirin me Ukrainën deklaroi guvernatori, Yuri Slyusar.
Ndërsa në Rusinë jugperëndimore dy persona u plagosën pas një sulmi me dron që dëmtoi disa shtëpi.
Negociatorët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Shtetet e Bashkuara të martën për bisedime të reja deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një përpjekje për të rinisur procesin e përfundimit të luftës.


