Drejtori i CIA-s, JOHN RATCLIFFE ka paraqitur në Komitetin e Inteligjencës raportin e pjesshëm të vitit 2026 për çështje të sigurisë ku përmendet edhe Kosova. Ajo paraqitet si vend në rrezik serioz nga ndërhyrjet ruse që nxit destabilitet përmes Serbisë.
Rusia vazhdon të mbështesë po ashtu ndarjen e entiteti serb republika serbe nga Bosnje Hercegovina sipas këtij raporti.
Nato dhe vendet e BE mezi po e presin mbarimin e luftës në Ukrainë jo vetëm për të penguar shtrirjen e Rusisë në kontinent po edhe për të mos lejuar konflikte në Ballkan.
Inteligjenca amerikane ka parlajmëruar tensionet edhe pas aktit terrorist të Banjskës apo përplasjeve të serbëve me pjesëtarët e KFOR në komunat veriore.


