Leicester-Liverpool: Gjithçka gati, Rodgers dhe Klopp zgjedhin “luftëtarët”

schedule20:37 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 20:37 - 26 Dhjetor, 2019

Leicester City-Liverpool është kryendeshja e javës së 19-të në Premier League. Dueli i mbrëmjes midis dy ekipeve të para, pritet të jetë emocionues dhe spektakolar.

“The Reds” po marshojnë drejt fitimit të titullit kampion dhe numërojnë vetëm një barazim dhe të gjithë fitore në 17 javët e para (ku luajtur një ndeshje më pak se të tjerët).

Nga ana tjetër “Dhelprat” e Brendan Rodgers. Vardy me shokë po shkëlqejnë dhe numërojnë 10 pikë më pak se ekipi i Jurgen Klopp. Leicester do të bëjë të pamundurën për t’i shkaktuar humbjen e parë kampionëve të botës, pavarësisht se do të jetë tepër e vështirë.

Të dy trajnerët kanë zgjedhur titullarët e duelit. “Luftëtarët” janë gati për të ndëshkuar kundërshtarët, ndërsa tifozët po e presin me padurim nisjen e sfidës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!