Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Një 35-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania. Sipas hetimeve ka rezultuar se 35-vjeçari Eltion Logiu pjesëtar i një grupi kriminal, nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëme.
Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik.
/abcnews.al/


