Policia e Peqinit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me operacionin e koduar “Kurtaj”, ku u gjetën rreth 4 mijë rrënjë kanabis në magazinën e një banese, në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.
Ky i fundit është shpallur në kërkim. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim përgjegjëshin e OSHEE për Peqinin, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Gjatë operacionit të policisë, u zbuluan 2 ambiente të një magazine të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.
Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e Bilal Hasës nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente./abcnews.al


