Analisti Frrok Çupi thotë se bankieri Artan Santo u kërcënua nga Irfan Hysenbelliu para se të vritej.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Santo kishte konflikte me Hysenbelliun për televizionin News 24 dhe i kërkoi 20 milionë dollarë.
“Krimi i vrasjes së Santos ka mbetur i harruar dhe thelbi ky është, se kush e lë në harresë një ngjarje, një fakt. Po të marrësh arkivën e mediave të Hysenbelliut, prej 22 vjetësh nuk gjendet asnjë kronikë, investigim se çfarë ka ndodhur me atë vrasje. Ai kishte qenë në një marrëdhënie kontraktuale me Hysenbelliun për News 24 dhe kishte konflikte të mëdha, i kërkonte 20 milionë dollarë. Santo u vra, Hysenbelliu hyri në biznese të mëdha”, theksoi ai./abcnews.al


