Dushan Maksimoviç, një prej tre të akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator 2023 ka dalë sot përpara gjyaktës.
Ai është pyetur për një fotografi të tijën me uniformë ushatarke.
Për këtë ai ka thënë se është uniformë e gjuetisë. Fotografia sipas tij është e datës 13 dhjetor 2022, 250 ditë përpara ngjarjes në Basnjskë dhe jo e ngjashme me ato të përdorura gjatë sulmit terrorist.
Sipas Maksimoviç, ajo uniformë i ka ardhur si dhuratë.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të tre akuzuarve: Vladimir Toliç, Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç.
Maksimoviç ka zgjedhur të mbajë fjalën e tij mbrojtëse përpara togave të zeza, ndërsa dy të tjerët janë mbrojtur në heshtje seancën e kaluar.
Krahas Toliqit, Spasojeviqit dhe Maksimoviqit, për sulmin terrorist në Banjskë akuzohen edhe 42 persona, mes të cilëve Milan Radoiçiç.
Për ta prokuroria e Kosovës ka ngritur akuzën e akteve terroriste dhe sulmit ndaj rendit kushtteues dhe sigurisë së Republikës.
Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave.
Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.
Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe deklarata të dëshmitarëve.
Në Banjskë, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Në përplasjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre serbë.


