Reshje dëbore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Korçës, konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë.
Pavarësisht se vendi ka hyrë tashmë në stinën e pranverës, në zonën e Dardhës janë shënuar reshje me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit.
Firma kontraktore ka zbritur në terren për të ndërhyrë me pastrimin e rrugës dhe kriposjen, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt për drejtuesit e mjeteve.
Sipas informacioneve, reshje dëbore nuk janë regjistruar në zona të tjera të qarkut.


