Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Vjenë/ Shemben skelat e ndërtesës, humbin jetën 4 shqiptarë të Kosovës

schedule23:45 - 17 Mars, 2026

schedule 23:45 - 17 Mars, 2026

Katër shqiptarë të Kosovës humbën jetën këtë të martë pas shembjes së skelave në një kantier ndërtimi në Vjenë, në lagjen 9 të kryeqytetit Austriak.

Sipas autoriteteve shkaqet e aksidentit të rëndë mbeten ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet. Mediat Austriake shkruajnë se aksidenti ndodhi përgjatë punimeve për rinovimin e një papafingoje. Shembja e skelave ndodhi në një ndërtesë të vjetër të qytetit ku pjesa më e madhe e arkitekturës daton nga shekulli i 19-të.

Shërbimet e urgjencës kanë konfirmuar se një punonjës i 5të, një burrë 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe është shtruar në spital.



Policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje dëshmitarët, përfshirë edhe punëtorët e ndërtimit që i mbijetuan aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!