Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg për Sabah Nuzin, i arrestuar më parë dhe për 7 të arrestuarit që i vendosën tritolin Oltion Klosit në Tiranë. Përvec Nuzit togat e zeza vendosën, arrest në burg edhe për Jurgen Gjonaj, Renato Balla, e Eklips Leti, e Kristjan Ahmerama, ndërsa për Glentjan Kojtari e Dorjan Hamolli arrest shtëpie. Për Geris Molla u dha detyrim paraqitje.
Sakaq, Sabah Nuzi që akuzohet si porositës i krimit nga burgu, ka mohuar akuzat. “Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe as nuk e di kush mund ta ketë bërë. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët edhe me familjet qe permenden.Nuk kam asnje lidhje” është shprehur ai.
Masat e sigurisë:
Sabah Nuzi, arrest në burg
Jurgen Gjonaj, arrest në burg
Renato Balla, arrest në burg
Kristjan Ahmerama, arrest në burg
Eklips Leti, arrest në burg
Glentjan Kojtari, arrest shtëpie
Dorjan Hamolli, arrest shtëpie
Geris Molla, detyrim paraqitje


