Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria po tërheq më shumë turistë/ Rriten netqendrimet, kryesojnë vizitorët nga Italia

schedule14:51 - 17 Mars, 2026

schedule 14:51 - 17 Mars, 2026

Turistët e huaj kanë qëndruar më shumë ditë në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në Janar numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me mbi 15%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritja është mbështetur si nga vizitorët vendas ashtu edhe nga ata të huaj.

Sa i takon net qëndrimeve ato rezultuan me një rritje prej 9 %. Nga ajo që vërehet është fakti se sipas tendencës gjeografike Italia vijon të mbetet dominuese duke lënë në vend të dytë vizitorët nga Kosova ndërsa po ashtu edhe Gjermania ka pasur shtim të turistëve.



Zona që janë vizituar më tepër janë Tirana dhe qytetet historike por nuk mbeten pas zonat veriore.

Sipas të dhënave të INSTAT shumica e vizitorëve të huaj që u akomoduan në Shqipëri vijnë nga Italia në 25 % të totalit ndjekur nga   Kosova me 14 % dhe Gjermania 6 %.

Po ashtu më shumë turistë kanë ardhur në Shqipëri edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Shqipëria priti 552 mije turiste të huaj në janar të këtij viti. Sipas INSTAT hyrjet më të mëdha rezultojnë se janë nga Evropa Jugore kryesisht nga shtete si Italia, Spanja apo Portugalia. Shifrat rezultojnë se janë pothuajse të njëjta në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Në total hyrjet e të huajve dhe shqiptareve që jetojnë jashtë në janar ishte 1.2 milionë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!