Shulku: “Air Albania Stadium”, vepra më e madhe sportive në vend

schedule22:04 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 22:04 - 26 Dhjetor, 2019

Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, i ftuar në emisionin Pressing në ABC News, ka veçuar si një nga arritjet më të mëdha hapjen e “Air Albania Stadium”. Ashtu sikurse edhe presidenti Armand Duka, edhe Shulku e cilëson si veprën më të madhe sportive në vend.

“Ka qenë një punë voluminoze, ku u bë e mundur që stadiumi të ishte gati në kohë rekord në ndeshjen kundër Francës. Është vepra më e madhe sportive në Shqipëri, ndoshta edhe më gjerë.

Ishte një punë e lodhshme, por në fund u realizua me sukses. Pakënaqësitë janë gjëra shumë të vogla para një vepre kaq të madhe”, është shprehur Shulku në fillim të emisionit “Pressing”, drejtuar nga Gerti Çarçani dhe Einxhel Shkira. /abcnews.al