Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Hezbollahu, kërcënimi më i madh për Izraelin”/ Krisafi: Asnjë qeveri e Iranit nuk e çarmatosi dot

schedule21:54 - 16 Mars, 2026

schedule 21:54 - 16 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi deklaroi se aktualisht kërcënimi më i drejtpërdrejtë për Izraelin nuk vjen aq nga Irani, sa nga organizata militante Hezbollah. I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, Krisafi u shpreh se Hezbollah po lëshon çdo ditë dhjetëra raketa drejt veriut të Izraelit, të cilat megjithëse nuk kanë fuqi të madhe shkatërruese, shkaktojnë dëme dhe mbajnë të tensionuar situatën në rajon.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të dobësojnë si Iranin, ashtu edhe Hezbollahun, ndërsa theksoi se asnjë qeveri iraniane deri më tani nuk ka arritur ta çarmatosë këtë organizatë. Në këtë kontekst, Krisafi vlerësoi se Izraeli është i vendosur të ndërmarrë hapa seriozë jo vetëm për çarmatosjen e Hezbollahut, por edhe për eliminimin e rrezikut që, sipas tij, kjo organizatë paraqet për sigurinë e vendit.

“Për momentin Hezbollahu është një problem i madh për Izraelin më shumë se sa Irani. Është duke hedhur dhjetëra raketa ditë për ditë në veri të Izraelit, të cilat nuk janë shumë të rënda, por që shkaktojnë dëme.



SHBA është duke u munduar që të shkatërroi dy regjime Iranin dhe Hezbollahun. Asnjë qeveri e Iranit nuk e çarmatosi dot Hezbollahun. Izraeli është shumë serioz jo vetëm që të çarmatosë Hezbollahun, por edhe t’i japë fund rrezikut që vjen”, tha Krisafi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!