Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kreu i PDK Bedri Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

schedule14:52 - 16 Mars, 2026

schedule 14:52 - 16 Mars, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të KosovësBedri Hamza, ka njoftuar se ka nënshkruar peticionin kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se është detyrë e secilit që të qëndrojë pranë atyre që, sipas tij, kontribuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre që kontribuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë. Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë”, shkroi kreu i PDK-së.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!