Hezitimi i Bayern Munchen për fantazistin, tre klube angleze gati të përfitojnë

schedule16:15 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 16:15 - 26 Dhjetor, 2019

Bayern Munchen arriti akordin me Barcelonën verën e kaluar për huazimin e Philippe Coutinho. 27-vjeçari po paraqitet mirë me ekipin bavarez dhe deri tani ia ka dalë të shënojë 7 gola gjithsej. Në akordin e huazimit është vendosur shumë e blerjes.

Braziliani kushton 120 milionë euro, por në Gjermani nuk kanë vendosur ende nëse do ta paguajnë këtë shumë. Nga diçka e tillë janë gati të përfitojnë tre klube angleze. Mundo Deportivo raporton se Chelsea, Manchester United dhe Tottenham, nuk e kanë problem për të paguar shumën e kërkuar nga Barcelona.

Coutinho, i cili arriti kulmin e tij gjatë aventurës me Liverpool (2013-2018), pëlqehet nga tre klubet e Premier League. Fjala e fundit i takon kampionëve të Gjermanisë. Nëse Bayern nuk investon për shërbimet e fantazistit, e ardhmja e tij pritet të jetë kampionati anglez. /abcnews.al

Coutinho dhe Lewandovski

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!