Personi që tenting të vriste hebrenjt në një sinagogë të Michigan, ishte vëllai i një komandanti të Hezbollah në Liban.
Sipas ushtrisë izraelite, ky komandant u vra nga një sulm ajror javën e kaluar.
Në një deklaratë të dielën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se vëllai i sulmuesit, Ibrahim Muhammad Ghazali, ishte përgjegjës për menaxhimin e operacioneve të armëve në njësinë Badr të grupit iranian.
Ibrahim Ghazali u vra më 5 mars kur ushtria izraelite goditi një ndërtesë ushtarake të Hezbollahut që përdorej për të ruajtur armë.
Ayman Ghazali, 41 vjeç, hyri brenda në Temple Israel në Detroit me automjetin e tij. Ai shkëmbeu zjarr me oficerët e sigurisë dhe u nda nga jeta nga një plagë e vetshkaktuar me armën e tij.
Ai ishte një shtetas i natyralizuar amerikan nga Libani, ishte raportuar më parë në bazat e të dhënave të qeverisë amerikane për lidhje me anëtarë të dyshuar të Hezbollahut, megjithëse nuk besohej të ishte vetë anëtar.
Kryetari i bashkisë së qytetit libanez Mashghara deklaroi më herët për CNN se vëllezërit e Ayman Ghazali-t, përfshirë Ibrahim-in, u vranë në një sulm ajror më 5 mars.
Sulmi në sinagog po hetohet nga FBI si akt terrorist. Fatmiresisht nuk pati asnje viktimë mes frekuentuesve të sinagogës.


