Gjykata Kushtetuese ende nuk ka filluar ende shqyrtimin e lëndës që ka të bëjë me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Sipas procedurave, Gjykata pret fillimisht përkthimin e të gjitha materialeve të dorëzuara nga palët e interesit në gjuhët përkatëse për shtatë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Në fillim të javës së ardhshme, Kushtetuesja pritet të fillojë shqyrtimin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese do t’i trajtojë së bashku kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe atë të grupit parlamentar të LVV-së, për shkak të objektit të njejtë.
Kurti ka njoftuar se do ti ftoj partite opozitare perseri per takime per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit.


