Pa asnjë skuadër në 1/8 e Champions, futbolli italian mund të krenohet me dy turnetë e tjerë më të vegjël të futbollit europian. E Sigurtë është që Seria A do të prezantohet me nga një skuadër në çerekfinalet e Europa dhe Conference League.
Në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin për klube për tu përcaktuar mbetet nëse do të jetë Bologna apo Roma që do të vazhdojë rrugën për të raundin tjetër, pasi në sfidën e vajtjes dy skuadrat barazuan 1-1. Ky rezultat favorizon romanët, që ndeshjen e kthimit do ta luajnë të enjten e ardhshme në tempullin e tyre “Olimpico”.
Nuk kishte surpriza as në përballjet e tjera të vajtjes në 1/8 e Europa League. Të gjithë favoritët morën rezultate pozitive, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në çerekfinale.
Ndërkohë, në Conference League, nderin e Italisë e ruan Fiorentina, që në sfidën e parë për 1/8 fitoi me përmbysje 2-1 kundër Rakow. Me sukses kaluan sfidat e vajtjes edhe skuadrat e dy shqiptarëve, Thomas Strakosha dhe Ivan Balliu. Portieri kuqezi si gjithmonë titullar festoi me AEK Athinë fitoren 4-0 në fushën e sllovenëve të Celje.
Ndërkohë, Ivan Balliu ndoqi nga pankina fitoren 3-1 të Rayo Vallecano në transfertën kundër Samsunpor. Nuk kishte surpriza as në sfidat e tjera të vajtjes në 1/8 e Conference League, me të gjithë pretendentët që ose e kanë siguruar, ose janë shumë pranë biletës për në çerekfinalet e kompetiocionit./abcnews.al


