Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Sulmet kibernetike të Iranit/ Hoxha: Të jemi më të vëmendshëm. Shqipëria ka garancinë e NATO-s

schedule11:20 - 13 Mars, 2026

schedule 11:20 - 13 Mars, 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se regjimi i Iranit nuk ka ndalur përpjekjet për të sulmuar Shqipërinë, duke kujtuar sulmin kibernetik të vitit 2022.

Ai theksoi se cenimi i infrastrukturës së Kuvendit tregon avancimin e teknologjisë dhe nevojën për vigjilencë të shtuar. Sipas Hoxhës, Shqipëria nuk është e vetme në këtë përballje, pasi mbështetet nga partnerët e NATO-s.

Regjimi i Iranit nuk ka ndalur ndonjëherë për të sulmuar Shqipëri, ishte vetëm një sulm kiberentik në vitin 2022. Ka ndodhur një përmirësim dhe një avancim me teknologjinë. Fakti që arritën të cenojë infrastrukturën e Kuvendit do të thotë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm, pasi do të përdorë çdo gjë ndaj Shqipërisë.



Kemi bindjen dhe garancinë që në këtë mes nuk jemi vetëm, kemi të gjithë partnerët e NATO-s me vete dhe do të jemi shumë të kujdesshëm. Këto vende nuk janë në luftë, nuk kanë dashur dhe nuk kanë lejuar përdorimin e bazave amerikane në këto vende, janë vetëm pre e një vendi që synon të zgjerojë tensionin dhe të godasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!