Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër/ Gjykata e Posaçme dënon 5 anëtarët e grupit kriminal

schedule10:52 - 13 Mars, 2026

schedule 10:52 - 13 Mars, 2026

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor duke dënuar 5 të pandehur anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kultivim narkotikësh, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe grup i strukturuar kriminal.

Në total ata u dënuan me 56 vite e 9 muaj burg e përkarësisht: Arben Shpati dënohet me 13 vite burg/ 8.8 me gjykim të shkurtuar; Pavlin Shpati, dënohet me 10.6 vite burg/ 7 me gjykim të shkurtuar; Aleksandër Rrasa dënohet 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuarJeton Kacoli dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar dhe Kristjan Plepaj dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar

Në nëntor të vitit 2023 Policia e Shkodrës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi droge në një banesë të pabanuar në afërsi të lumit Kir dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga këta shtetas.



Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10 274 bimë cannabisi, në fshatrat Kir dhe Pult.

Të arrestuarit kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupit kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!