Mafia italiane në Viterbo, shqiptari Sokol Dervishi vendos të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë italiane. Mediat në Itali raportojnë se ai është i vetmi shqiptar që do të ketë gjykim të shkurtuar dhe uljen e 1 të tretës së dënimit. Ai ka pranuar të rrëfejë dhe krimet e krahut të djathtë të bosit mafioz Ismail Rebeshi.
Në 25 janar të këtij viti policia italiane arrestoi 13 persona për lidhje me mafian dhe aktivitete mafioz. 36 vjecari shqiptar i martuar dhe me një fëmijë të vogël, jetonte në Viterbo me familjen e tij në një apartament në lagjen Pardizo, në momentin e arrestimit. Tashmë ai mbahet në një burg në Lacio.
Të shtunën e kaluar grupi i hetimit konfirmoi faktin se Dervishi kishte pranuar të rrëfente dhe akuzat e tij iu dorëzuan avokatëve mbrojtës të të akuzuarve të tjerë. Ai është një nga tre të arrestuarit që morën gjykim të shkurtuar, dhe do të jetë në sallën e gjyqit për tu përballur me vendimin në 10 shkurt./abcnews.al


