Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale/ Tiranë, arrestohen 5 persona

schedule13:35 - 12 Mars, 2026

schedule 13:35 - 12 Mars, 2026

Policia e Tiranë ka arrestuar pesë persona të cilët ishin të shpallur në kërkim për akuza ose vepra të ndryshme penale.

Konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin S. Gj., 26 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 1 muaj e 5 ditë burgim



Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin I. G., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj e 8 ditë burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin R. G., 39 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën dhe ndaluan shtetasin E. G., 22 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin R. R., 38 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 20 ditë burgim për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!