Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Beteja për të drejtën/ Frrok Çupi: Në Porto Romano Berisha ishte vetë pronar me të bijën dhe një serbo-boshnjak

schedule20:40 - 11 Mars, 2026

schedule 20:40 - 11 Mars, 2026

SHQIPËRI- Pas zhurmës disa ditore në portalet pranë opozitës, qeveria ka deklaruar se projekti për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano do të vijojë, pavarësisht tërheqjes së ndonjë operatori për arsye ekonomike.

Ministri Enea Karakaçi u shpreh se qeveria është në dijeni të një skenari që synon të pengojë realizimin e projektit, por sipas tij autoritetet kanë identifikuar skemën e pengimit dhe ajo nuk do të ketë sukses.

Lidhur me këtë çështje, analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” e cilësoi të pamundur një skenar të tillë dhe tha se pretendimet e ngritura nga opozita nuk mbështeten në asnjë provë.



Sipas Çupit, Shqipëria mban një qëndrim të fortë pro-amerikan dhe pro-paqes, ndaj një zhvillim i tillë do të ishte i pamundur. Ai shtoi se akuzat e opozitës mbeten më shumë pretendime sesa fakte konkrete.

Analisti u ndal edhe te interesat që, sipas tij, lidhen me zonën e Porto Romanos dhe debatet që kanë shoqëruar zhvillimet portuale.

Ai tregoi dhe një episod, që sipas tij, Sali Berisha bashkë me të bijën dhe një serbo-boshnjak kanë pasur në pronësi gjysmën e Porto Romanos.

“Kjo më duket në kufijtë e të pamundurës. Janë shumë arsye, që mund të kalojë një naivitet apo lepër ti tillë në aktet qeveritare të Shqipërisë, Shqipëria mban avangardën e një pro amerikanizmi, pro paqes, anti-shteteve të liga, dashakeqës, akset të së keqes. Kjo do ishte një gjë që do ishte krejt e pamundur. E gjitha kjo që ngre opozita nuk ka prova. Janë meraqe, nuk i duket se ka fakte. Meraqet ne i dimë se kush janë, Berisha dhe familja e tij ka disa meraqe në atë zonë, në raport me detin.

Në Porto Romano ishte vetë pronar me të bijën dhe një serbo-boshnjak. Në portin e vjetër, në fund të karrierës si kryeministër të Berishës ka firmosur një dokument, që ia ka dhënë gjysmën e portit e ka pasur në zotërim i biri, i cili për arsye të mosmaturimit të Këshillit të Ministrit, iu hoq nga duart dhe ndërkohë që po ndërtohet porti i jahteve, këta kanë bërë një zhurmë shumë të madhe edhe për atë arsye, Veprat e mëdha e tërbojnë shumë Partinë Demokratike.  Ky është një problem jo vetëm politik, por patologjik. Është një problem i madhe anti-zhvillimit të Shqipërisë”, tha Frrok Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!