Gazetari Flogert Muça tha për Real Story se mbipopullimi në burgje është një shqetësim që nuk duhet të trajtohet i shkëputur, por në sinkron me institucionet e tjera.
Muça tha se populli kërkon të bëj gjyqin popullor dhe se kjo është arsyeja pse nuk bëhen ndryshime pasi drejtësia nuk ka me çfarë të krenohet. Më tej, ai theksoi se data ku do të shqyrtohet amnistia për 450 të burgosur do të jetë në fillim të prillit.
“Mbipopullimi në burgje nuk është një problem që nuk duhet të shqetësojë gjykatat. Të gjitha rregullimet duhet të shkojnë në sinkron dhe nuk kanë pse të jenë të shkëputura. Arsyeja pse kjo nuk ka ndodhur është se thuhet se paraburgimi nuk do të jetë më si sot një masë e parë, dhe për publikun e gjerë kjo është krejtësisht e papranueshme.
Perceptimi se si funksionon sistemi i drejtësisë është se në momentin që cojme dikë që po hetohet për një vepër, puna e drejtësisë ka përfunduar, sepse nis pjesa e “gjyqit popullor”. Vonesa ndodh sepse është krijuar bindja se publiku është ai që vendos; ata e shohin gjithçka si në “Big Brother”. Publiku kërkon gjak dhe kërkon që personi të dënohet. Në këtë moment, nuk duhet bërë ndryshim, sepse përndryshe, me çfarë do krenoheshim më pas.
Data kur do të shqyrtohet amnistia për 450 të burgosur është në fillim të muajit prill.” / abcnews.al /


