Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e mjekëve të rinj në Spitali Rajonal i Vlorës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, ata janë çdo ditë pranë pacientëve.
“Mirëmëngjes dhe me mjekët e rinj të Spitalit Rajonal të Vlorës, që me përkushtim, profesionalizëm dhe energji janë çdo ditë pranë pacientëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


