Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

S’ju bind Policisë dhe qëlloi me armë/ Kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve që i shpëtoi arrestimit

schedule17:29 - 9 Mars, 2026

schedule 17:29 - 9 Mars, 2026

SHKODËR- Përpjekja e arrestimit, edhe pas informacionit të siguruar nga policia e Shkodrës se brenda një automjeti qarkullonte i shumëkërkuari Barush Bregu, dështoi edhe këtë të hënë.

Uniformat blu të Shkodrës iu vunë në ndjekje automjetit ku Barush Bregu ishte pasagjer, por policia mundi të arrestojë vetëm shoferin e mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Zyrtarisht, policia thotë se patrulla i kërkoi automjetit të ndalojë, por makina nuk iu bind urdhrit duke shtuar shpejtësinë e duke qëlluar me armë zjarri në ajër.



Burime për ABC News konfirmojnë se pasagjeri që qëlloi me armë ishte pikërisht Barush Bregu alias Bajram Bregu, veprim, i cili i mundësoi lirinë edhe këtë herë.

Barush Bregu është një emër I njohur për drejtësinë.

Ai rezulton I shpallur në kërkim nga policia si personi që ka ndihmuar Ragip Gilën në atentatin e 8 shtatorit të vitit të kaluar, në atë që njihet si masakra e Shkodrës ku dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas hetimeve të atëhershme, Barush Bregu dhe një 17-vjeçar u shpallën në kërkim pasi i siguruan autorit Rakip Gila kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje.

Po ashtu, banesën e një gruaje që jetonte jashtë vendit, Bregu dhe I mituri e përdornin si bazë për të fshehur armatimet.

39-vjeçari i njohur si krahu i djathtë i Licëve në Shkodër, emrin e ka të lidhur edhe me disa ngjarje të tjera të rënda.

Ai është arrestuar më parë në maj të 2019 pas një operacioni të organizuar nga RENEA, e po ashtu edhe në 2016 u dënua me akuzën e drogës dhe armëmbajtjes pa leje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!