Është një sport që në Shqipëri nuk e ndjekin shumë, por Europa dhe e gjithë bota e do shumë. Po flasim për regbinë, ose për paraardhësin e futbollit, dhe një emër jo shumë i zakonshëm së fundmi bëri histori.
Italia, një nga “vogëlushet” e kësaj disipline të ashpër sportive, realizoi një nga të papriturat më tronditëse duke mundur pikërisht “Madhërinë” e saj, Anglinë.
Ndodhi në stadiumin “Olimpiko” të Romës me rezultatin 23-18, në sfidën e vlefshme për Turneun e 6 Kombeve, një lloj Kampionati Europian elitar.
Yje si Tomazo Menonçelo, Paolo Garbizi dhe Leonardo Marin ishin vendimtarë përballë shpikësve të sportit modern të regbisë. U deshën 33 ndeshje që kjo të ndodhte, dhe tani Italia u ngjit mbi Anglinë në renditjen e Gjashtë Kombeve, me dy fitore e dy humbje.
Në krye janë Franca, që është favorite, dhe Skocia me nga 16 pikë, me nga tri fitore e vetëm një humbje. Mos vallë anglezët ishin të dobët? Ndoshta, por në nisje të turneut kishin 12 fitore radhazi, përfshi suksesin ndaj Zelandës së Re.
“La Gazeta delo Sport” I dedikoi kombëtares së regbisë kreun e kopertinës me titullin: Heronjtë tanë të regbisë! Fitorja historike ndan Anglisë!” “Il Korriere delo Sport” e cilësoi si “arritje historike për Italinë, mundet për herë të parë Anglia!
Muri I vetëm ende I pashembur është Zelanda e Re, ajo që quhet si skuadra më e madhe e botës, me të cilën Italia e ka provuar 17 herë, por gjithmonë është mundur./abcnews.al


