Derbi i Glasgow ka shpërblyer famën si një nga sfidat më me shumë rivalitet dhe më të zjarrta të futbollit botëror. Këtë herë, përballja mes Rangers dhe Celtic në çerekfinalen e Kupës së Skocisë u kthye në një përplasje të dhunshme mes tifozëve.
Pas një ndeshjeje pafund, e vendosur pas goditjeve të 11 metërshave dhe fitoren e miqve, fusha u kthye në një arenë të vërtetë. Ndërsa Celtic po festonte fitoren, fusha e stadiumit “Ibrox” u pushtua nga tifozë të të dyja ekipeve, duke shkaktuar një përleshje massive.
Përveç dhunës, palët sulmuan njëra tjetën me bomba tymi dhe fishekzjarrë. Përleshja u shua vetëm me ndërhyrjen e policisë dhe rojeve të sigurisë, ndërsa bilanci ishte me dhjetëra persona të lënduar dhe po aq të ndaluar nga policia.
Kjo ishte ngjarja e parë e këtij lloji në derbin “Old Firm” në gati një decade. E shkuara e kësaj sfide ka qenë gjithmonë e dhunshme, por dhjetë vite më parë Liga Skoceze e Futbollit vendosi të ndalojë tifozët kundërshtarë në stadiumet respektivë.
Për herë të parë pas një decade ky ndalim u hoq në këtë sezon, ndërsa përfundimi janë këto pamje. Eksperimenti dështoi qartë, dhe keq./abcnews.al


