Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti anëtarin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, me fokus një sërë çështjesh me interes të përbashkët, në veçanti procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në një postim në rrjetin social X, Hoxha thekson se “folëm mbi angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara agjendën e zgjerimit të BE-së dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët.”
“Kënaqësi e veçantë të takohem me Peter Beyer, anëtar i Bundestagut gjerman, për një bisedë përmbajtësore mbi një sërë çështjesh me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shkëmbyem mendime mbi progresin e arritur deri më tani, rëndësinë e vijimit me vendosmëri të reformave kyçe, si dhe mbi angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara agjendën e zgjerimit të BE-së dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët. Shpreha gjithashtu mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Gjermanisë dhe Bundestagut gjerman ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë”, shkruan Hoxha.
Very pleased to meet with Peter Beyer, Member of the German Bundestag, for a productive and substantive discussion on a range of issues, with particular focus on #Albania’s EU accession process.
We exchanged views on the progress achieved so far, the importance of sustaining key… pic.twitter.com/fSIDedUZge
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) March 8, 2026


