Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mësuesia, jo profesion, por mision/ Historia e mësuesit Klevis Balliu nga Elbasani dhe lidhja e veçantë me nxënësit

schedule20:10 - 7 Mars, 2026

schedule 20:10 - 7 Mars, 2026

ELBASAN– Mësuesia nuk është vetëm një punë, por një mision. Me këtë motivim, Klevis Balliu nis çdo ditë punën e tij si mësues në një shkollë të Elbasanit. Lidhja e krijuar me nxënësit e tij është aq e fortë saqë këtë 7 mars ata kanë dalë ta presin tek dera e shkollës.

Ka kaluar shumë 7 marse gjatë karrierës së tij, por çdoherë emocionet e pushtojnë kur hyn në klasë.

Profesor Klevisi tregon se përse vendosi të bëhej mësues, rrugëtimin dhe sfidat në hapat e para.



Klevisi tregon se puna me fëmijët është e vështirë, por çelësi i suksesit për të është organizimi i aktiviteteve të ndryshme që përfshijnë të gjithë nxënësit.

Mësues Klevisi ka provuar më herët edhe emigrimin, por dashuria për profesionin e bëri të kthehej në qytetin e lindjes.

Vitet e fundit profesioni i mësuesit nuk po preferohet shumë nga të rinjtë, por për ata që duan të bëhen mësues në të ardhmen ai ka një mesazh.

Klevisi është një mësues energjik, është një profesionist që ka zgjedhur të jetë një mësues bashkëkohor duke ia lehtësuar rrugëtimin në fushën e dijes nxënësve të tij dhe duke qenë një dorë e zgjatur sa herë ata kanë nevojë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!