Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Iran dhe Shqipëria/ Eksperti: Kemi kaluar kriza më të vështira. Hapa të rëndësishëm në energjinë e rinovueshme

schedule20:51 - 6 Mars, 2026

schedule 20:51 - 6 Mars, 2026

Eksperti i tregjeve, Artur Ribaj, vlerëson se ekonomia po përballet me një periudhë ndryshimesh, por situata mbetet e qëndrueshme dhe pa arsye për panik. I ftuar në emisionin Sheshi i Dollarit në ABC News Albania, Ribaj theksoi se roli i Banka e Shqipërisë është kyç për monitorimin e kursit të këmbimit dhe inflacionit, ndërsa aktualisht inflacioni vijon të mbetet nën objektivin e parashikuar.

Sipas tij, një rritje e moderuar e çmimeve mund të ndihmojë në arritjen e këtij objektivi, ndërsa paralajmëroi se paniku mbetet problemi më i madh për ekonominë. Ribaj shtoi se Shqipëria ka kaluar kriza edhe më të vështira, si pasojat e konfliktit Lufta Rusi‑Ukrainë, ndërsa theksoi nevojën që politikat shtetërore të fokusohen tek mbështetja e shtresave në nevojë dhe jo tek subvencionimi i bizneseve që pësojnë rënie të xhiros.

Ai vuri në dukje gjithashtu progresin e vendit në energjinë e rinovueshme dhe faktin se tregu në Shqipëri vazhdon të mbetet relativisht i qëndrueshëm, pavarësisht zhvillimeve të fundit ndërkombëtare.



“Gjithçka është në ndryshim dhe Banka e Shqipërisë këtë ka rolin e saj kryesor, të shikoj lëvizshmërinë monetare të kurseve të këmbimit dhe të inflacionit. Vijojmë të jemi në situatën ku inflacioni vijon që të jetë në minimumin e vet nën objektiv, një rritje e çmimeve mund të ndikojë edhe në të kundërt për ta ndihmuar, për të arritur objektivin. Paniku problemi më i madh në ekonomi.

Shqipëria ka kaluar kriza të tjera dhe më të vështira, mendoj që ishte akoma më e vështirë ajo Rusi-Ukrainë. Ndërkohë në vendin e Shqipërisë, shteti duhet të ketë politika për të marrë masa për shtresat në nevojë, nuk është këtu vendi për të marrë politika dhe për të shpërndarë para në biznese që iu bie xhiroja.

Megjithatë Shqipëria ka bërë hapa shumë të mirë në drejtim të energjisë së rinovueshme, ka krijuar hapësirat e mundshme për të kaluar këtë lloj krize. Vazhdon të na surprizojë në një treg që të vazhdon të jetë stabël dhe i qëndrueshëm. Nga ana tjetër vetë Irani po i ndjen goditjet edhe ndaj vetes së vet”, tha Artur Ribaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!