“Sot, Irani kreu një akt terrorist kundër shtetit të Azerbajxhanit. Shteti iranian lëshoi mjete ajrore pa pilot në territorin e Republikës Autonome të Nakhçivanit”, ka deklaruar Presidenti Ilham Aliyev gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë së vendit.
Ai theksoi se dënon më forcë këtë ‘akt të shëmtuar terrorist’. Gjithashtu nënvizoi se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Objektivat e sulmit ishin objektet politike. Shteti i Azerbajxhanit e dënon me forcë këtë akt të shëmtuar terrorist dhe ata që e kryen duhet të mbahen përgjegjës menjëherë”, shtoi ai.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit, një dron goditi ndërtesën e terminalit të aeroportit që ndodhet në Republikën Autonome të Nakhçivanit, duke plagosur dy persona, dhe një tjetër u rrëzua në një ndërtesë shkolle në fshatin Shakarabad.
🇮🇷🇦🇿 – IRAN | AZERBAIDJAN
❗️A Iranian drone strike hit the city of Nakhchivan in AZERBAIDJAN pic.twitter.com/AwWG7t26JX
— NEXUSx (@Nexus_osintx) March 5, 2026


