Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me Presidentin i Tunizisë, Kais Saied. Erdogan zhvilloi një vizitë zyrtare në Tunizi ku edhe u takua me homologun Saied. Pas takimit presidentët zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat.
Në komunikimin për mediat Saied tha se në takim kanë diskutuar bashkëpunimin në të gjitha sektorët përfshirë shëndetësinë, bujqësinë, si dhe çështjet ekonomike, shoqërore dhe politike.
I pyetur rreth marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Libisë, ai tha se për çështjen e Libisë u diskutua në të gjitha aspektet.
“Diskutuam për çështjen e Libisë në të gjitha aspektet. Por, marrëveshja e nënshkruar mes Turqisë dhe Libisë përcakton kufirin mes dy vendeve. Është një çështje mes këtyre dy vendeve. Nuk përfshinë Tunizinë. Disa vende mund të kenë hezitime rreth kësaj çështjeje. Por ashtu siç thash kjo nuk është çështja e jonë me Turqinë ose Libinë”.
Gjithashtu shtoi se me Erdogan kanë vlerësuar projektin e spitalit që Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim planifikon ta realizojë në Tunizi.