Samiti i mini-Shengenit Ballkanik që u mbajt fundjavën e kaluar në Tiranë ishte temë e debatit në emisionin ‘Byro Politike” në Abc News.
Analistit Frrok Çupi, duke iu referuar deklaratave të politikanëve, vë në dukje atë të kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
“Haradinaj ka pushkën, fjalën nuk di ta përdorë. Ka humbur vëllezërit, ai thotë nuk e ha bukën e serbit se më kanë vrarë vëllezërit, nuk flet një kryeministër kështu…’, shprehet Çupi.
Pjesë nga biseda në studio:
Çupi: Problemi i ngërçeve në Ballkan, është një çështje e njohur. Më pak se askush ka të drejtë Kosova të kërkojë atë që e ka. Edhe Zoti të bjerë në tokë, se Kosova mund të bjerë në Serbi. “Ne kemi frikë se një ditë do na dalë Serbia”,.. po ku ka mundësia Serbia, Rusia apo Kina ti thotë Kosovës kthehu në Serbi. Pse nuk themi ne shqiptarët që nuk shkojmë në zgjedhje se nuk jemi ndarë nga krimet e Enver Hoxhës. Tani këta thonë na pastroni Serbinë.
Xhokaxhi: Si i shihni përplasjet politike?
Çupi: S’ka përplasje. Ai Haradinaj ka pushkën, fjalën nuk di ta përdorë. Ka humbur vëllezërit, ai thotë nuk e ha bukën e serbit se më kanë vrarë vëllezërit, nuk flet një kryeministër kështu…
Karadaku: Prandaj Kosova me të gjithë të drejtën e Zotit kërkon që Serbia të pranojë krimet e kryera dhe të kërkojë falje.
Çupi: Pse duhet të kthehet Serbia në regjim. Politikanët e Kosovës veprojnë siç na u kthye ne në regjim Lufta e Ftohtë. Një politikan kosovar që në mëngjes ngrihet dhe thotë… e ka mendjen Serbia. Unë do bëj këtë kundër Serbisë.
Çollaku: Ua ka nxirë jetën, po bëjnë fushatë për të tërheuqr njohjet.
Karadaku: Në atë vend nuk janë bërë akoma 20 vjet, krimet e luftës, vazhdojnë të hapen varrezat. Sindroma e Serbisë si e tillë mund të jetë kështu si thoni ju. Sikur Vuçiç të mos kishte dalë dy ditë para samitit dhe të mohonte Recakun, kjo vë alarmin në Kosovë dhe të bën të kujtosh se çfarë synon Serbia në Kosovë. Problemi i madh mes nesh është për ti thënë Kosovës ti nuk di ti nuk bën…/abcnews.al