Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Media shtetërore iraniane: Funerali shtetëror për Khamenein shtyhet

schedule12:43 - 4 Mars, 2026

schedule 12:43 - 4 Mars, 2026

Funerali shtetëror për Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë, sipas raportimeve në median shtetërore iraniane.

Funerali tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me imazhe në mediat sociale që tregonin përgatitjet për të vënë gjithçka në vend.

Referuar medias iraniane, BBC shkruan se organizatorët kanë thënë se ceremonia do të shtyhet derisa të ketë infrastrukture të duhur në vend.



Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran. Imazhet satelitore treguan tym të zi që ngrihej nga kompleksi i udhëheqësit në Teheran pas sulmit. Ato duket se tregojnë se disa ndërtesa në kompleks u dëmtuan rëndë nga sulmet. Siç bëhet e ditur më tej, kompleksi është në qendër të Teheranit, afër universitetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!