Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta trondit tregjet/ Vakaj: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit ndikon tregtinë në tërësi

schedule14:32 - 3 Mars, 2026

schedule 14:32 - 3 Mars, 2026

TIRANË- Konflikti në Lindjen e Mesme ka vijuar të rrisë më tej çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Të martën një fuçi naftë arriti 81 dollarë duke pësuar një shtrenjtim me gati 3 dollarë në ditë.

Situata është përkeqësuar edhe prej faktit se Irani ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë anije në ngushticën e Hormuzit, një rrugë e rëndësishme ujore, ku kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit në nivel global.

Drejtori i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit, Dritan Vakaj, u shpreh në “Money Report” se situata në Lindjen e Mesme e ka forcuar dollarin amerikan, duke rritur rrezikun për prirje inflacioniste kudo në botë.



Ai thekson se konflikti në Lindjen e Mesme ka sigurisht impakt më të thellë në tregtinë botërore sesa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Situata e konfliktit e ka rritur dollarin amerikan dhe jep ankth për një prirje rritëse të inflacionit. Tregjet janë ende të pasigurta dhe nuk kanë ndonjë plan apo mundësi për të parashikuar rrjedhën e konfliktit. Në rastin e Ukrainës ishin dy vende në konflikt. Rasti tani është tjetër, sepse e gjithë Lindja e Mesme është e përfshirë”, tha ai.

Ai paralajmëroi se tregu i Bashkimit Evropian dhe sidomos Azia do të preken ndjeshëm nga rritjet e çmimit të naftës nëse konflikti në Lindjen e Mesme do vijojë të përshkallëzohet.

“Do preket dhe tregu i Bashkimit Evropian, industria prodhuese, nëse do vazhdojë përshkallëzimi. Skenari i një konflikti të zgjatur është një ndër skenarët më të këqij të mundshëm.

Do preket Azia në mënyrë katastrofike, pasi ngushtica e Hormuzit është vendi nga ku furnizohet me sasinë më të madhe të naftës dhe gazit. Edhe Evropa do preket.

Ngushtica e Hormuzit ndikon edhe tregtinë në tërësi. Nuk është vetëm një rrugë kalimi për naftën, por edhe e të mirave të tjera materiale.”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!