Për fatin e tij të keq është tepër i shtrenjtë. Kristian Asllani ka qenë I tillë edhe kur ishte tek Interi, klub të cilit vazhdon t’i përkasë si lojtar.
Po ashtu, edhe tek Torino.
Ndonëse vlera e kartonit të tij ka rënë ndjeshëm, sërish 11 milionë euro në këto kohë që po kalon bota, dhe krahasuar me atë që mund të japë ai, cilësohen sërish shumë.
Mediat turke shkruajnë se Beshiktash e pëlqen Asllanin, dhe dëshiron që ta ketë përfundimisht, veçse shuma që kërkon klubi zikaltër për të, I duket e madhe.
Pra, stambollinjtë pritet të kenë bisedime të vështira me italianët për të ulur pretendimet e tyre, dhe për të paguar më pak për kartonin e yllit të kombëtares shqiptare.
Sa mund të japë Beshiktashi për futbollistin që për pak ditë mbush 24 vjeç?
Vështirë të thuhet qartë, por ndoshta 7 apo 8 milionë euro.
Asllani nuk është se ka luajtur rregullisht për bardhezinjtë e Stambollit në Superligën e Turqisë dhe në Kupën vendase.
Gjithsesi, është pëlqyer, dhe gjithashtu ka shprehur dëshirën që ta vazhdojë karrierën pikërisht tek Beshiktashi dhe se do të ketë sukses të plotë aty.


