Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro

schedule09:45 - 3 Mars, 2026

schedule 09:45 - 3 Mars, 2026

Franca po dërgon sisteme anti-raketash, sisteme anti-dronë dhe një fregatë në Qipro për të forcuar mbrojtjen e saj, raporton nga Agjencia e Lajmeve të Qipros.

Sipas raportimeve Presidenti qipriot, Nikos Christodoulides, u informua nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me të cilin zhvilloi dy biseda telefonike dje, gjatë të cilave paraqiti një kërkesë përkatëse.

Sipas të njëjtave informacione, Presidenti Macron e informoi homologun e tij se vendi i tij po dërgon sisteme anti-raketash, sisteme anti-dronë dhe një fregatë në ishull, ndërsa së shpejti do të dërgojë një fregatë të dytë.



Presidenti i Republikës i bëri gjithashtu një kërkesë për dërgimin e një fregate në Qipro Kancelarit gjerman, Friedrich Merz gjatë një bisedë telefonike, për të cilën iu përgjigj pozitivisht dhe vendimi përkatës i Qeverisë Gjermane pritet menjëherë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!