Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lugina e Preshevës” në Strasburg/ Regjistrohet rasti i parë ndaj diskriminimit të shqiptarëve nga serbët

schedule17:36 - 2 Mars, 2026

schedule 17:36 - 2 Mars, 2026

Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Përfshirja e Strasburgut në këtë çështje është njoftuar nga avokati Drini Grazhdani, i cili tha se padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj shtetases Teuta Fazliu.

Në njoftimin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se pasivizimi po i detyron shqiptarët të largohen, pasi qytetarët humbasin të drejtën për të marrë letërnjoftimin, pasaportën e re, të drejtën e pensionit, sigurimin shëndetësor e të drejta të tjera.



Sipas avokatit, marrja përsipër e kësaj padie nga Strasburgu nënkupton që një vendim ndërkombëtar të mos merret vetëm për një kliente, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë.

Në fillim të këtij viti, trajtimi i shqiptarëvë në Luginën e Preshevës mori vëmendje edhe nga Uashingtoni.

Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan votuan më 21 janar për të dërguar përpara projektligjin, që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatis një raport gjithëpërfshirës për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, veçmas të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë dhe janë pakica e katërt më e madhe në këtë shtet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!