Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa Leone XIV: Paqja nuk ndërtohet me kërcënime dhe sulme

schedule08:32 - 2 Mars, 2026

schedule 08:32 - 2 Mars, 2026

Papa Leone ka shprehur shqetësimin e tij për konfliktin e shkaktuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke paralajmëruar se paqja nuk duhet të arrihet përmes kërcënimeve dhe armëve.

“Stabiliteti dhe paqja nuk ndërtohen me kërcënime të ndërsjella, as me armë që mbjellin shkatërrim, dhimbje dhe vdekje, por vetëm përmes një dialogu të arsyeshëm, autentik dhe të përgjegjshëm”, tha papa Leone.

Siç raporton Vatican News, papa Leone shprehu “shqetësimin e thellë” për zhvillimet e fundit dhe paralajmëroi për një “tragjedi me përmasa të mëdha” nëse dhuna del jashtë kontrollit.



“U drejtoj palëve të përfshira një apel të sinqertë për të marrë përgjegjësinë morale për të ndalur spiralen e dhunës përpara se ajo të kthehet në një humnerë të pariparueshme!” tha Ati i Shenjtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!