Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuplakë franceze pas dhunës së PD/ Selia diplomatike reagon pas protestës: Goditet fondacion tonin!

schedule13:00 - 1 Mars, 2026

schedule 13:00 - 1 Mars, 2026

TIRANË-Për herë të parë, një seli diplomatike në Tiranë, ka dënuar aktet e dhunës në protestën e së shtunës së partisë demokratike.

Ambasada franceze e ka cilësuar të pajustifikueshme hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve në vilën e ish diktatorit Enver Hoxha, një rezidencë për artistë ndërkombëtare, e menaxhuar nga një fondacion francez.

“Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme. E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi”



Kështu, Ambasada Franceze ja faturon direkt përgjegjësinë selisë blu ndërsa më herët për protestat e dhunshme të opozitës i kanë dënuar dhe eurodeputë, të cilët kanë deklaruar se fishekzjarrët dhe molotovët nuk kanë vend në një shtet demokratik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!