Nje maratonë me më pak militantë dhe me shume molotovë. Kështu filloi e mbaroi protesta e radhës e Sali Berishës.
Marshi nisi në mënyrë paqësore, nga kryeministria pa fjalime e pa zjarr, tek Policia, parlamenti e përbri selisë së PS.
Ndërsa Berisha ecte, marshi tretej. Këtë të shtunë, lufta bëhej në Iran, por një tjetër luftë u shpall dhe në Tiranë. SHBA, Izraelit dhe perëndimi kundër Ajatollahut, doktori kundër koshave të plehrave.
Por shpërthimi i frustrimit të vertetë ishte ruajtur për në fund. Berisha u kthye aty ku e nisi, në Bllok. Molotovët e fishekzjarret ishin ruajtur per vilen e ish diktatorit enver hoxha. aty ku deri ne javen e pare te prillit 1985, ai hynte si doktori i zemres se kreut te partise se punes.
Fakti ështe se Hoxha nuk jeton më në ate vile prej 40 vitesh, nga dita kur vdiq, kurse molotovët e fishekzjarret gjetën brenda artistë te cilët e shfrytezojne si atraksion turistik.
Doktori gjeti një justifikim për tu tërhequr nga sulmi ndaj ish-viles se Enverit.
“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.”
Në fund, pas 3 oresh, doktori u dorezua. La protestuesit dhe iku me makine. Kur mbërriti në seli nuk pranoi se u dorezua thjesht nga uji.
“E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla. O lëngaraq. Po ku ka topa që më lëkundin mua.”


