WarnerBros Discovery ka rënë dakord të blihet nga Paramount Skydance në një marrëveshje prej 110 miliardë dollarësh të nënshkruar të premten në mëngjes.
Paramount tejkaloi ofertën nga Netflix, që kishte ofruar 83 milionë dollarë dhe vendosi të mos e barazojë ofertën më të lartë.
Marrëveshja – e cila përfshin rreth 29 miliardë dollarë borxhe – është ndër ndryshimet më të mëdha mediatike të Hollivudit dhe do të krijojë një nga studiot më të mëdha të filmave në botë, duke i lejuar Paramount të shfrytëzojë pasurinë intelektuale të Ëarner.
Kjo gjithashtu do t’i lejojë Paramount të forcojë përpjekjet e saj të transmetimit, me një kombinim të mundshëm të HBO Max dhe Paramount+, duke i mundësuar asaj të fitojë pjesë të tregut dhe të përballet me liderin Netflix.
Por beteja për blerjen e WarnerBros nuk ishte vetëm mediatike, por kryesisht politike. Vetë Donald Trump ka folur për marrëveshjen publikisht, duke mbështetur hapur ofertën nga Paramount. Kompania e re do të zotërojë kanalin e lajmeve CNN, si dhe CBS News, të cilin e bleu kur Paramount dhe Skydance u bashkuan vitin e kaluar.
Të dyja këto rrjete mediatike kanë qenë tradicionalisht të djathta dhe kanë kritikuar hapur politikat e Trump dhe të administratës së tij.
Kompania madje është e udhëhequr nga djali i miliarderit Larry Ellison, David Ellison. Larry Ellison ka qenë një nga biznesmenët që ka qëndruar më afër Donald Trump, sidomos gjatë mandatit të tij të dytë.
Ligjvënësit në të dyja anët e frontit politik kanë ngritur shqetësime se çdo marrëveshje për të blerë WarnerBros mund të rezultojë në më pak zgjedhje dhe çmime më të larta për konsumatorët.


