Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kadri Vokopola, si e ktheu fjalëkryqin në pasion kombëtar

schedule13:29 - 26 Shkurt, 2026

schedule 13:29 - 26 Shkurt, 2026

Kadri Vokopola është emri që qëndron pas mijëra fjalëkryqeve që kanë sfiduar shqiptarët për 35 vite.  I lindur në Durrës, ai përfundoi arsimin e lartë për italisht në vitin 1982.
Deri në vitin 1994 punoi si teknik në Institutin e Gjeodezisë, larg medias dhe ekranit.

Më pas hyri në gazetarinë shqiptare, ku do të bëhej enigmatisti më i njohur në vend. Prej vitit 1995 ai nisi të merrej seriozisht me ndërtimin e fjalëkryqeve. Botimi i parë u publikua në gazetën Rilindja Demokratike, duke shënuar një kthesë në karrierën e tij.

“Ne fillim i zgjidhja vetë dhe më pas i ndërtova për të tjerët”, kujton ai. Sipas Vokopolës, fjalëkryqi kërkon dije të gjera dhe kulturë të përgjithshme. “Në diktaturë lexonim shumë; pa dije nuk ndërton dot një fjalëkryq të plotë”, shprehet ai.



Për vite me radhë ndikimi i tij ishte i madh, edhe falë angazhimit në radio. Më pas, për pesë sezone në televizion, publiku i lidhi enigmën me portretin e tij. Paradoksi? Shumë njerëz i kërkonin ndihmë për zgjidhje, pa e ditur se ai ishte autori.

Sot fjalëkryqi ka hyrë fuqishëm edhe në botën online. Teknologjia e ka lehtësuar lojën, por sipas tij ka ulur fokusin dhe thellësinë e leximit. “Në internet ka pafund fjalëkryqe dhe përgjigjet gjenden menjëherë; sfida bëhet më e lehtë”.

Ai beson se qëllimi i vërtetë është ta vështirësosh diçka që duket e thjeshtë. Sudoku dhe rebuset i sheh si zbavitëse, por pranon se fjalëkryqi mbetet mbreti i enigmës. Sipas tij, gratë janë më të shkathta dhe më të përfshira në plotësim.

Madje edhe politikanë të njohur kanë qenë ndjekës të rregullt të enigmave të tij. Në një takim në redaksi, ish-kryeministri Fatos Nano i tha me humor: “I mbaroj për 10 minuta fjalëkryqet e tua”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!