Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ekonomia po performon mirë”, Radonshiqi: Depozitat në euro, në rënie. Individët marrin më tepër hua për blerje banesash

schedule14:22 - 26 Shkurt, 2026

schedule 14:22 - 26 Shkurt, 2026

Rritet vlera e depozitave në janar të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë kursimet ne leke panë zgjerim në nivele rekord duke arritur në 733 miliarde leke, duke shënuar rritje me 4%.

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi tha se ekonomia po performon mirë dhe ka një rritje të qëndrueshme, ndërsa sezoni turistik pritet të ketë një ndikim pozitiv në aktivitetin ekonomik. Ajo shtoi se qytetarët dhe bizneset kanë menaxhuar riskun duke mos rrezikuar depozitat në euro, edhe pse luhatjet e kursit kanë shkaktuar një rënie të tyre.

Radonshiqi theksoi gjithashtu se kreditimet po rriten, dhe pjesa më e madhe e familjeve dhe bizneseve i përdorin ato për pasuri të paluajtshme ose për zgjerimin e aktivitetit ekonomik.



“Kemi një ekonomi që po performon mirë, ka një rritje të qëndrueshme dhe presim hapjen e sezonit turistik, i cili është një element ndikues. Qytetarët dhe bizneset kanë menaxhuar riskun duke mos rrezikuar për depozita në euro; kemi një rënie të depozitave në euro për shkak të luhatjes së kursit të këmbimit.

Rritja e depozitave mund të jetë në një aspekt afatgjatë ose afatmesëm, sepse bizneset një pjesë të investimeve mundohen ta bëjnë me kapitalin e tyre. Nuk është çështje sigurie investimesh.

Nëse shohim fundin e vitit, kemi një rritje të kreditimeve. Çdo biznes që ka pasur në plan të marrë një kredi, një pjesë e ka marrë, ndërsa një pjesë pret. Biznesi në muajin janar bën një plan financiar, dhe më pas janë vendimmarrjet e rëndësishme për marrjen e një kredie për zgjerimin e mëtejshëm të biznesit.

Një pjesë e mirë e qytetarëve kreditë i marrin për pasuri të paluajtshme, gjë që është kritike për BSH-në. Një pjesë e madhe e familjeve ka kuptuar se marrja e një apartamenti kërkon edhe disa kursime. Kjo mund të çojë dhe në një lloj tkurrjeje.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!